Përfundoi me sukses trajnimi me mjeshtrin Giuseppe Dellino
Me mbështetjen e Federata Shqiptare Taekwondo World – World Taekwondo Albania, përfundoi me sukses trajnimi me mjeshtrin Giuseppe Dellino.
E falenderojmë atë për dijet dhe mbështetjen e vazhdueshme që në jep në rritjen e cilësisë sportive.
Falenderoj kolegët e mi Fikret Dushku të ekipit Ulqini, Xhevahir Hysa të ekipit Tkd Studenti dhe Taekwondo Instituti, Nikolin Perzefi të ekipit Nini Taekwondo dhe të gjithë sportistat për angazhimin e tyre në këtë trajnim.
Duke ju uruar suksese të gjithëve në vazhdimësi shpresojmë përherë në takime të tilla!