”Shkodra Open” përfundoi me sukses
Ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u organizua aktiviteti “Shkodra Open” në sportin e Taekwondosë.
Morën pjesë 24 ekipe nga katër shtete, Itali, Kosovë, Mali i Zi dhe Shqipëri me 260 sportistë , ndërsa Vllaznia u përfaqësua me 60 sportiste te kategorive te ndryshme. Aktiviteti zgjati nga ora 09:00 – 19:00, nën një atmosferë te ngrohte e festive.
Ekipi me i mire u shpall ekipi i Tiranës, në vend të dytë u rendit ekipi i Vllaznisë dhe vendin e tretë e zuri ekipi nga Ulqini. Ishte një ditë e mrekullueshme ku dhe ngarkesa u bë e bukur duke i dhuruar kuptimin e duhur gjithë kampionatit. Ishte kampionat i një rëndësie të lartë për ne, ku performancat e gjitha ekipeve në tërësi ishin të admirueshme.
“Shkodra Open” ishte një risi për qytetin tonë që na dëshmoi në mënyrën më fisnike që Shkodra e do sportin e kjo ndjenjë na motivon më tepër që të punojmë për ti dhënë atë që meriton këtij qyteti sportdashës. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm. Ishte meritë e çdo individi që ishte prezent duke dhënë përkrahje individuale për mbarëvajtjen e suksesshme!

Faleminderit për mbështetjen Bashkia Shkodër, Global Initiative against Transnational Organized Crime, Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit – Shkodër, Federata Shqiptare Taekwondo World – World Taekwondo Albania, zv/ ministrit të sportit Endri Hoxha, prof. Fabian Zhilla, Uji Dea Shqipëri, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Xhodi Hysa, Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Faleminderit të gjithë kolegëve për mbështetjen dhe sportistëve gjithashtu.
Faleminderit arbitrave për gjykimin fair-play të tyre.
Faleminderit stafit që na ndihmoi për mbarëvajtjen e këtij turneu.
Faleminderit prindërve, miqve dhe shokëve që qëndruan me ne përtej të nxehtit dhe lodhjes duke na mbështet pa hezitim.
Falenderojmë Akademia e Gjimnastikes Vllaznia për spektaklin që na dhuroi.
Faleminderit të gjithave media lokale dhe kombëtare për mbështetjen.