Përfundoi kampionati ndërkombëtar “Baby Cup” në Trikala të Greqisë ku morën pjesë 800 sportistë

Ky aktivitet kishte si qëllim të merrnin pjesë sa më shumë fëmijë për të fituar eksperiencë dhe për tu argëtuar.

Ata zhvilluam shumë ndeshje me njeri tjetrin ku në fund te gjithë ishin fitues.

Falënderojmë mjeshtrin Nikos Paitaridis për ftesën dhe mikpritjen. Ky aktivitet ishte shembull për ne nga mënyra e organizimit dhe mendoj që të tilla aktivitete do ti shërbejnë më së shumti vendit tonë për të futur frymën e lojës tek fëmijët tanë.

Nga ekipi i Vllaznia Taekwondo morën pjesë:

  1. Menida Meta -33 kg
  2. Arisla Boriçi -37 kg
  3. Edrit Çoka -41 kg
  4. Reina Spatari -47 kg

I urojmë gjithmonë vetëm suksese kampionëve tonë dhe falënderime të përzemërta prindërve për mbështetjen e dhënë!