Vllaznia nenkampione me te rinjte dhe me te rriturit ne Kampionatin Kombetar, Nejla Uruci shpallet sportisja me e mire teknike tek te rriturit
Përfundoi me sukses Kampionati Kombëtar Junior-Senior për ekipin e Vllaznisë në Taekwondo.
Ky aktivitet u zhvillua tek pallati i sportit Farie Hoti në Tiranë ku morën pjesë të gjitha ekipet kombëtare në këto kategori.
Ekipi jonë u shpall nën-kampion me të rinjtë duke u mundur me rezultat të ngushtë nga ekipi i Studentit dhe gjithashtu nën-kampion me të rritur mbas ekipit të Tiranës.
Sportistja jonë Nejla Uruçi përveç titullit kampion u shpall sportistja më e mirë teknike për të rritura.
Nga 24 sportistë në total (10 vajza dhe 14 djem) u arritën këto rezultate:
6 vende të para ( 3 junior + 3 senior).
10 vende të 2-ta ( 4 junior + 6 senior).
5 vende të 3-ta ( 3 junior + 2 senior).
Rezultatet individuale janë:
Kategoria Junior
- Edrit Coka -45 kg vend i 3-të.
- Amina Hadri -46kg kampione.
- Rejsi Meaj -48kg -48kg vend i 3-të.
- Isra Meta -52 kg kampione
- Revne Deda -55 kg vend i 4-të.
- Aron Duka -55 kg vend i 4-të.
- Adri Gorrila -59 kg vend i 2-të.
- Selma Uruçi -59 kg vend i 2-të.
- Muhamed Dyli -63 kg kampion.
- Ambri Mustafa -63 kg vend i 4-të.
- Rea Broci -63 kg vend i 2-të.
- Sajmir Trushi -68 kg vend i 2-të.
- Ingrid Kthupi +68 kg vend i 3-të.
Kategoria Senior
- Raesa Grudaj -49 kg vend i 2-të.
- Enisa Shabaj -53 kg kampione.
- Hysen Karmeshtna -54 vend i 2-të.
- Edri Hoti -58 kg vend i 2-të.
- Neriman Puka -62 kg vend i 3-të.
- Irsa Osmanagiq -67kg kampione.
- Esad Malaj -68 kg vend i 2-të.
- Neual Uruçi -74 kg vend i 2-të.
- Nikolin Perzefi -80 kg vend i 2-të.
- Nejla Uruçi +73 kg kampione ( sportistja më e mirë teknike për të rritur).
- Gramoz Hasa +87 kg vend i 3-të.
Performancë mjaft e mirë e sportistëve tonë ku treguan karakter të fortë dhe lojë mjaft cilësore.
Na mbetet të punojmë edhe më fort në vazhdimësi për të arritur suksese edhe më të mëdha.
Falenderojmë Bashkia Shkodër për mbeshtetjen e dhënë dhe Federata Shqiptare Taekwondo World – World Taekwondo Albania për organizimin e këtij aktiviteti.
Gjithashu falenderim të veçantë për prof. Gramoz Hasa që ishte mbështetje e madhe për sportistët tonë gjatë ndeshjeve!
Coach Elion Puka!